Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës hyn në fazën e tretë, ministri Karakaçi: Punimet kanë arritur në 30%

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës hyn në fazën e tretë, ministri Karakaçi: Punimet kanë arritur në 30%

Në autostradën Tiranë-Durrës po vijohet më fazën e tretë të punimeve për zgjerimin e aksit rrugor. Pas hapjes së gjashtë kilometrave të parë tashmë punimet janë përqendruar në segmentin nga mbikalimi i Rinasit në drejtim të Limuthit. Po punohet me intensitet me mbushjen e trupit të rrugës, ndërsa kanë përfunduar punimet për muret mbajtëse. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan nga afër punimet ku deri më tani janë realizuar afro 30% e tyre. “Kjo fazë kontrate përfshin zgjerimin e trupit të rrugës në tre korsi plus një emergjence. Ndërkohë që përfshihet gjithashtu dhe mbikalimi në disnivel ose nyja në disnivel e Laknasit dhe ndërtimi i mbikalimit të ri të Kasharit, që do të...