“Masa siç nuk janë parë kurrë më parë”, SHBA paralajmëron goditje të paprecedentë ndaj Iranit

“Masa siç nuk janë parë kurrë më parë”, SHBA paralajmëron goditje të paprecedentë ndaj Iranit

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po premton një fazë të re të presionit ekonomik ndaj Iranit, ndërsa sekretari i Thesarit, Scott Bessent, ka sugjeruar se Uashingtoni ditëve të ardhshme do të njoftojë masa të papara më parë për izolimin ekonomik të një vendi. Se cilat do të jenë këto masa mbetet e paqartë. Por, ekspertë me të cilët foli Radio Evropa e Lirë thanë se një veprim vërtet i paprecedentë mund të nënkuptojë kalimin përtej një raundi tjetër sanksionesh ndaj kompanive iraniane dhe goditjen e rrjeteve ndërkombëtare financiare dhe tregtare që i kanë mundësuar Teheranit të vazhdojë të shesë naftë, pavarësisht dekadave të presionit amerikan. Kjo mund të përfshijë bankat kineze, pagesat në juan për naftën iraniane, sistemet alternative të pagesave, si dhe kompanitë...