Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ideja që Ngushtica e Hormuzit të bëhet territor i Shteteve të Bashkuara është një propozim “i shkëlqyer”, duke theksuar se SHBA aktualisht ushtron kontroll të plotë mbi këtë rrugë strategjike detare. Trump u pyet për deklaratat e tij të javës së kaluar, kur kishte thënë se Ngushtica e Hormuzit mund të bëhej “shumë shpejt” territor amerikan. Duke iu përgjigjur gazetarëve, presidenti amerikan e mbrojti idenë dhe e lidhi atë me bllokadën detare të vendosur nga Uashingtoni. “Është një ide e shkëlqyer. Dua të them, ne e kontrollojmë atë përmes bllokadës dhe më pëlqen ideja që ta shpallim territor”, deklaroi Trump. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht “kontroll të plotë” mbi ngushticën, ndërsa paralajmëroi se Irani mund...