Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Rebelët Huthi, që mbështeten nga Irani, deklaruan se sot, më 17 gusht, kanë shënjestruar një anije saudite dhe katër anije shoqëruese në Detin e Kuq. Lidhur me këtë pretendim të rebelëve jemenas ende nuk ka ndonjë reagim nga autoritetet saudite. Zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree, publikoi në rrjetet sociale informacionin se anija saudite u godit me raketa nga Moça, në bregun e Jemenit. Ndërkaq, duke cituar mediat lokale, Al-Jazeera raportoi se katër persona janë vrarë dhe tetë janë plagosur në sulmet e kryera nga rebelët Huthi në qytetet jemenase të Maribit dhe Moças. Autoritetet lokale thanë se gjashtë raketa balistike dhe katër dronë goditën Maribin, duke plagosur katër persona. Sipas raportimeve qyteti Moça po ashtu është sulmuar nga rebelët në ditët e fundit. Më...