Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit
I dërguari e dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, arritën një marrëveshje për të gjetur një rrugë përpara për konfliktin në Gaza. Një zyrtar i Bordit të Paqes tha për Reuters se takimi ishte i gjatë, i thelluar dhe shumë produktiv. Ndërkohë një tjetër zyrtar tha për Al Jazeera-n se sipas marrëveshjes, forcat izraelite nuk do të ridislokohen ose largohen nga Gaza, derisa Hamasi të çarmatoset plotësisht. Sipas këtij burimi, delegacioni i udhëhequr nga Kushner dhe Netanyahu ranë dakord që “të gjitha armët e rënda dhe të lehta e tunelet e lehta do të çmontohen në mënyrë që të mos përdoren përsëri” nga Hamasi. Zyrtari i Bordit të Paqes tha për Al Jazeera-n se ekziston gjithashtu një mirëkuptim se “Izraeli...
Burimi:
javanews.al