Kush do t’i zotërojë pronat publike në Kosovë?

Kush do t’i zotërojë pronat publike në Kosovë?

foto ilustruese KOSOVË- Ndërtesat e komunave, shkollat, qendrat mjekësore, palestrat, tokat, malet dhe prona të tjera, që aktualisht janë në pronësi të komunave të Kosovës, mund të kalojnë në pronësi të shtetit nëse miratohen ndryshimet e propozuara në Ligjin për Pronën Publike. Sipas një drafti fillestar të projektligjit, të siguruar nga Radio Evropa e Lirë (REL), Republika e Kosovës do të ishte titullarja e vetme e së drejtës së pronësisë mbi pronën publike, ndërsa institucionet qendrore, komunat, kryeqyteti dhe ndërmarrjet publike do të ushtronin të drejta të shfrytëzimit, menaxhimit dhe administrimit të saj. Asociacioni i Komunave të Kosovës e konsideron këtë ndryshim si tendencë për centralizimin e pronës publike, dhe thotë se ai mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si komunat ushtrojnë të drejtat e tyre...