Rusia dhe Kina mund të hapin dy fronte njëherësh, zbulohet skenari që do të vinte në provë SHBA-në dhe Perëndimin
Një skenar që deri vonë konsiderohej pothuajse i paimagjinueshëm po diskutohet gjithnjë e më seriozisht nga strategët ushtarakë perëndimorë: Rusia të sulmojë një vend të NATO-s në Europën Lindore, ndërsa Kina të nisë në të njëjtën kohë një operacion ushtarak kundër Tajvanit. Në një situatë të tillë, Shtetet e Bashkuara do të përballeshin me një krizë të jashtëzakonshme strategjike, pasi do të duhej të menaxhonin potencialisht dy fronte ushtarake në të njëjtën kohë. Nëse Washingtoni do të ishte ende i përfshirë në konfliktin në Lindjen e Mesme, presioni do të shtrihej në një front të tretë. Sipas analizave të cituara nga The Atlantic, shqetësimi kryesor është se Perëndimi nuk ka një plan të qartë dhe të përbashkët për përballimin e një konflikti të koordinuar ruso-kinez....
Burimi:
javanews.al