PDK proteston para qeverisë, tubimit i bashkohen edhe prodhuesit vendorë: Konstituoni Kuvendin
Për të pestën ditë radhazi, deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar aksionin e tyre para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste për mosthirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. Aksionit të PDK-së këtë të mërkurë i janë bashkuar edhe prodhues vendorë, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve në mënyrë që problemet me të cilat po përballen fermerët, prodhuesit dhe bizneset të trajtohen institucionalisht. “Sot, përveç këtyre problemeve, kemi edhe një problem politik që po na dëmton shumë: mbylljen e Kuvendit. Kur Kuvendi nuk funksionon dhe vendi mbahet në bllokadë, askush nuk merret seriozisht me hallet tona. Nuk ka debat për subvencionet, për tregun, për mbrojtjen e prodhimit vendor apo për politikat që na duhen...
Burimi:
vizionplus.tv