Joseph: Zelensky promovoi narrativën e Beogradit kundër Kosovës
Vizita e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Serbi ka shkaktuar reagime të forta në Ballkan, veçanërisht për deklaratat e tij lidhur me Kosovën. Eksperti amerikan për Ballkanin, Edward P. Joseph, profesor në Johns Hopkins SAIS, kritikon ashpër qasjen e Zelenskyt, duke argumentuar se presidenti ukrainas, në vend që të sfidonte narrativën e Beogradit, i dha asaj më shumë hapësirë. Në një analizë për “Vox Ukraine”, Joseph thotë se vizita i shërbeu interesave të Ukrainës, por njëkohësisht i dha presidentit serb Aleksandar Vuçiç mundësinë për të forcuar pozicionin e tij politik. Sipas tij, Serbia vazhdon të jetë një partner i rëndësishëm i Rusisë dhe Kinës në Ballkan, edhe pse përmes vendeve të treta furnizon Ukrainën me municione. Beogradi, ndërkohë, vazhdon të refuzojë vendosjen e sanksioneve ndaj...
Burimi:
ntv.al