Aksident fatal pranë Prishtinës, humbin jetën dy të rinj, 22 dhe 24 vjeç

Aksident fatal pranë Prishtinës, humbin jetën dy të rinj, 22 dhe 24 vjeç

*foto ilustruese Dy të rinj, 22 dhe 24 vjeç, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në aksin Mitrovicë-Prishtinë. Aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 02:53 të mëngjesit të 19 gushtit, në segmentin rrugor në fshatin Smrekovnicë. Sipas Policisë së Kosovës, në aksident është përfshirë një automjet me dy persona, shoferin dhe pasagjerin. Të dy të rinjtë janë dërguar për trajtim mjekësor, por, pavarësisht ndërhyrjes, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre. Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkohë, Njësia Rajonale e Trafikut, në koordinim me prokurorin kompetent, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik. /vizionplus.tv