Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

Dy raste të spiunazhit të zbuluara në Kosovë kanë nxjerrë në pah interesimin e Agjencisë së Informacionit të Sigurisë së Serbisë (BIA) për persona të lidhur me qarqe radikale islamiste. Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, në këto raste nuk bëhet fjalë vetëm për mbledhje informacioni, por edhe për identifikimin e personave që mund të kontaktoheshin dhe rekrutoheshin nga shërbimi serb. Më 13 gusht, autoritetet në Kosovë arrestuan Fehim Salin, nën dyshimin për spiunazh. Sipas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, Sali dyshohet se i ka ofruar një zyrtari të BIA-s informacione për situatën politike në Kosovë, përfshirë të dhëna për pjesëtarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Ai dyshohet gjithashtu se ka dhënë informacione për persona që i përkisnin qarqeve vehabiste dhe se disa...