Lindjet bien në Tiranë dhe rriten në qarqe, të rinjtë po largohen nga kryeqyteti i shtrenjtë

Lindjet bien në Tiranë dhe rriten në qarqe, të rinjtë po largohen nga kryeqyteti i shtrenjtë

Lindjet në Shqipëri u ulën lehtë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, por rënia është përqendruar kryesisht në Tiranë dhe Durrës. Në shumicën e qarqeve të tjera, numri i lindjeve është rritur. Në total, gjatë gjashtëmujorit të parë u regjistruan 10,229 lindje, 108 më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose 1% më pak. Pjesën më të madhe të kësaj rënieje e dha Tirana, ku lindjet zbritën nga 5,022 në 4,748, me një tkurrje prej 274 lindjesh ose 5.5%. Rënia në kryeqytet është dukshëm më e madhe se mesatarja kombëtare. Nëse Tirana do të përjashtohej nga statistikat, pjesa tjetër e vendit do të kishte regjistruar 166 lindje më shumë, ose një rritje prej 3.1%. Për pasojë, pesha e Tiranës në...