I riu shqiptar i dha fund jetës në burg, u gjet i v*rur në varëset e dusheve

I riu shqiptar i dha fund jetës në burg, u gjet i v*rur në varëset e dusheve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në burgun Lleida Ponent, në Katalonjë të Spanjës, ku një i burgosur është gjetur i vdekur. Sipas autoriteteve, dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës. Burime bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë një i ri shqiptar nga veriu i Shqipërisë, me inicialet J.B. Identiteti dhe rrethanat e sakta të vdekjes pritet të konfirmohen zyrtarisht. Sipas sindikatës SICAP-FEPOL, i burgosuri u gjet pa ndjenja, i varur në varëset e zonës së dusheve. Punonjësit e burgut e zbritën menjëherë dhe nisën reanimimin kardiopulmonar, ndërsa më pas mbërritën shërbimet mjekësore të institucionit dhe ekipet e Shërbimit të Emergjencave Mjekësore (SEM), të cilat konfirmuan vdekjen. Sipas Departamentit të Drejtësisë, disa të burgosur njoftuan punonjësit e burgut, të cilët...