Kundërshtoi luftën në Ukrainë, dënohet me 11 vite burg kritiku i Rusisë
Një gjykatë në Rusi ka dënuar me 11 vjet e 1 muaj burg politikanin e opozitës Lev Shlosberg, një nga figurat e njohura të partisë liberale Yabloko, për deklaratat e tij kundër luftës në Ukrainë. Shlosberg, 63 vjeç, u shpall fajtor për “diskreditim” të ushtrisë ruse dhe përhapje të pretenduar të “informacioneve të rreme” rreth forcave të armatosura. Akuzat lidhen me deklaratat e tij publike në favor të përfundimit të luftës, si dhe me një postim në Telegram ku kishte publikuar kopertinën e një tabloidi britanik që kritikonte presidentin Vladimir Putin. Politikani i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si të pabaza. Ai ndodhet në paraburgim që prej dhjetorit 2025. Partia Yabloko e ka cilësuar vendimin si një “dënim barbar”, duke argumentuar se Shlosberg...
Burimi:
vizionplus.tv