Përplasje e re Rusi-Britani/ Moska: Londra po përshkallëzon luftën, do përgjigjemi

Përplasje e re Rusi-Britani/ Moska: Londra po përshkallëzon luftën, do përgjigjemi

Rusia ka paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar për pasoja, pasi Moska pretendon se dronë të prodhuar në Britani janë përdorur nga Ukraina në sulme ndaj objektivave në territorin rus. Ambasada ruse në Londër akuzoi Britaninë se po zgjedh “qëllimisht përshkallëzimin” e konfliktit dhe e cilësoi Londrën si bashkëpunëtore të sulmeve ukrainase. Sipas deklaratës së Moskës, sa më e madhe të jetë përfshirja britanike në luftë, aq më i lartë do të jetë çmimi që do të paguajë Britania. Londra, nga ana tjetër, ka mbrojtur mbështetjen për Ukrainën. Ministria britanike e Mbrojtjes deklaroi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Kievit dhe t’i sigurojë pajisjet e nevojshme për mbrojtjen ndaj agresionit rus. Sipas raportimeve, dronët britanikë janë prodhuar nga dy kompani në...