Shteti bektashi drejt zyrtarizimit? Media franceze: Po shqyrtohet krijimi i simboleve dhe strukturave shtetërore, ja si do të quhet monedha
Më pak se dy vjet pas njoftimit të kryeministrit Rama për krijimin e një shteti sovran bektashi në Tiranë, projekti duket se po hyn në një fazë të re, me drejtuesit e Urdhrit Bektashi që po përgatiten për formalizimin e statusit dhe ngritjen e strukturave të para diplomatike. Media franceze e specializuar në inteligjencë dhe çështjet gjeopolitike, Intelligence Online, raporton se ai që do të ishte shteti më i vogël në botë dhe shpesh është krahasuar me një “Vatikan mysliman”, mund të zyrtarizohet nga autoritetet shqiptare në muajt e ardhshëm. Sipas medias franceze, përtej statusit juridik, drejtuesit bektashinj po shqyrtojnë edhe krijimin e simboleve dhe strukturave të një shteti, përfshirë një monedhë të mundshme të quajtur “bek”, pasaporta dhe përfaqësues diplomatikë në vende të ndryshme....
Burimi:
ntv.al