Kristjan Asllani ende pa një destinacion të ri, mesfushori kuqezi pritet të largohet në formë huazimi

Kristjan Asllani ende pa një destinacion të ri, mesfushori kuqezi pritet të largohet në formë huazimi

E ardhmja e Kristjan Asllanit mbetet ende e paqartë, teksa merkatoja e verës po hyn në fazën vendimtare. Mesfushori shqiptar nuk duket se bën pjesë në planet e trajnerit të Interit, Kristian Kivu, dhe klubi zikaltër po punon për të gjetur zgjidhjen më të përshtatshme për të ardhmen e 24-vjeçarit. Interi është i gatshëm të shqyrtojë shitjen e Asllanit për një shumë rreth 10 milionë euro, ndërsa një tjetër alternativë mbetet huazimi me të drejtë blerjeje. Interesi për mesfushorin shqiptar nuk mungon dhe pista më e fundit vjen sërish nga Seria A. Sasuolo është një nga klubet që po monitoron situatën e Asllanit, ndërsa më herët në garë ishte përmendur edhe Kaljari. Klubi sard ka pasur kontakte me Interin për të mësuar më shumë rreth...