NATO nxjerr hartën e luftës/ Kaliningradi dhe infrastruktura ruse goditen me dronë e raketa
NATO po përgatit skenarë të ndryshëm reagimi në rast të një sulmi të mundshëm rus ndaj vendeve baltike, sipas një raportimi të medias gjermane Bild. Planet parashikojnë disa nivele reagimi, me synimin për të ndalur një ofensivë ruse dhe për t’i shtyrë forcat e Moskës drejt kufirit. Një nga skenarët lidhet me përdorimin e avionëve luftarakë, sistemeve raketore dhe dronëve për neutralizimin e kapaciteteve ushtarake ruse që do të përdoreshin në një sulm ndaj territorit të NATO-s. Sipas raportimit, në listën e objektivave të mundshme përfshihet edhe rajoni i Kaliningradit, ku ndodhen sisteme të mbrojtjes ajrore, raketa dhe infrastrukture ushtarake. Në skenarë përmenden gjithashtu fusha ajrore, fabrika armësh, ura dhe linja hekurudhore me rëndësi strategjike. Një tjetër element është krijimi i një “zone autonome” përgjatë...
Burimi:
ntv.al