‘Gushti nxorri zbuluar propagandën e mashtrimit’/ Muçollari: Tirana po digjet e po mbytet në plehra, ndërsa miliardat derdhen në beton

‘Gushti nxorri zbuluar propagandën e mashtrimit’/ Muçollari: Tirana po digjet e po mbytet në plehra, ndërsa miliardat derdhen në beton

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, deklaroi se Tirana po përballet me probleme të rënda në menaxhim, duke akuzuar qeverisjen për keqmenaxhim, prioritete të gabuara dhe korrupsion. Muçollari tha se gjatë gushtit shumë zona kanë pasur probleme me furnizimin me ujë, ndërsa mbeturinat kanë mbushur kazanët dhe rrugët. Ai kritikoi gjithashtu reagimin ndaj zjarreve në periferi dhe mungesën e investimeve në shkolla e infrastrukturë. Sipas tij, pavarësisht të ardhurave të larta nga ndërtimi, qyteti nuk ka përmirësim në shërbimet bazë. Muçollari iu referua edhe të dhënave të Open Data Albania, sipas të cilave Bashkia e Tiranës kryeson për fondet e tenderave të kategorizuar me “Red Flag”. Në përfundim, ai tha se Tirana meriton ndryshim dhe mbështeti protestat e zhvilluara prej 80 ditësh, duke përsëritur...