Numri i të infektuarve me Ebola në Kongo tejkaloi 5,000

Numri i të infektuarve me Ebola në Kongo tejkaloi 5,000

Numri i personave të infektuar me Ebola në Kongo ka tejkaluar 5,000, njoftoi sot qeveria e vendit. Ministria e Shëndetësisë e Kongos tha se 5,021 raste, përfshirë 2,378 vdekje, ishin raportuar deri në fillim të kësaj jave.Kjo epidemi mori më shumë jetë njerëzish dhe më shpejt se çdo epidemi tjetër në histori. Që nga zbulimi i rastit të parë, sëmundja është përhapur rreth tre herë më shpejt sesa gjatë shpërthimit të Ebolës në vitet 2014-2016 në Afrikën Perëndimore, i cili ishte shpërthimi më vdekjeprurës i Ebolës i regjistruar ndonjëherë, me më shumë se 11,000 vdekje.