ALARM NË EVROPË/ IRANI SHQYRTON GODITJEN E OBJEKTIVAVE AMERIKANE, NË SHËNJESTË BAZA USHTARAKE

ALARM NË EVROPË/ IRANI SHQYRTON GODITJEN E OBJEKTIVAVE AMERIKANE, NË SHËNJESTË BAZA USHTARAKE

Lufta mes SHBA-së dhe Iranit rrezvikon të kapërcejë kufijtë e Lindjes së Mesme dhe të afrohet drejtpërdrejt me Evropën. Teherani po shqyrton skenarë për goditjen e objektivave ushtarake amerikane në territorin evropian, nëse Uashingtoni vendos të përshkallëzojë sërish konfliktin. Skenari alarmues raportohet nga Financial Times, duke iu referuar burimeve pranë Teheranit. Mes objektivave që po merren në konsideratë përmenden instalime ushtarake në Bullgari dhe Qipro, vende që kanë rëndësi strategjike për operacionet amerikane dhe britanike në rajon. Në Bullgari, vëmendja është përqendruar te baza ajrore Bezmer, ku autoritetet kanë lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve amerikanë furnizues KC-135 dhe personelit mbështetës. Qiproja, ndërkohë, strehon baza britanike me rëndësi të madhe strategjike. Teherani ka paralajmëruar më herët vendet evropiane për pasojat e përdorimit të territorit të...