“Melania nuk i pëlqen këto gjëra”/ Aludimet për një lidhje jashtë martesore mes Trump dhe një ndihmëse, ndezin debat

“Melania nuk i pëlqen këto gjëra”/ Aludimet për një lidhje jashtë martesore mes Trump dhe një ndihmëse, ndezin debat

Natalie Harp dhe Donald Trump SHBA-Natalie Harp, një nga ndihmëset personale dhe burimet më të besueshme të informacionit të presidentit amerikan, po aludohet për një marrëdhënie më të afërt me Donald Trump. Aludimet raportohet se kanë shkaktuar pakënaqësi te zonja e parë Melania Trump. Debati u rikthye në qendër të vëmendjes pasi senatori demokrat i Xhorxhias, Jon Ossoff, ironizoi presidentin amerikan duke lënë të kuptohej se ai ishte i shpërqendruar nga detyrat e tij dhe i përfshirë në një marrëdhënie jashtëmartesore me Harp.  Ossoff tha se Trump “nuk dëshiron të bëjë punën” dhe se është më i interesuar të ndërtojë sallën e re të ballos në Shtëpinë e Bardhë dhe të udhëtojë me Natalie Harp në avionin presidencial, të cilin e përshkroi në mënyrë ironike...