Britanikët ndryshojnë qëndrim! Rritet kërkesa për konfrontim me Francën, sondazhi zbulon ndarjen e fortë politike
Faktikisht, kalimet me gomone deri në këtë gusht janë më të ulëtat që nga viti 2021, kur arritën kulmin një vit më vonë, në 2022-shin. (Deri më sot, rreth 16 mijë emigrantë kanë kaluar me gomone përmes La Manshit, ç’ka është 43 përqind më pak se një vit më parë). Në realitet, ka një pakënaqësi në rritje ndaj Francës pasi tërë këto vite ka marrë rreth 1 miliardë financime nga Londra për të patrulluar një territor relativisht të vogël të Francës veriore, që emigrantët dhe trafikantët të mos organizojnë kalime dhe kanë investuar në interceptimin dhe patrullimin nga pala franceze, gjë që dukshëm nuk është se ka frenuar kalimet, siç do donin britanikët. Ndërkohë, Liberal Demokratët e qendrës, fajësojnë Brexit-in për kalimet pasi dalja nga...
Burimi:
javanews.al