Presion i fortë ndaj Infantinos! Izraeli i bashkohet vendeve që i “kthejnë shpinën” kreut të FIFA-s
Presioni ndaj Gianni Infantinos po rritet. Izraeli ka vendosur të tërheqë zyrtarisht mbështetjen për rizgjedhjen e tij në krye të FIFA-s, duke u bërë federata e radhës që distancohet nga kreu i futbollit botëror. Vendimi është bërë i ditur përmes një letre të presidentit të Federatës Izraelite të Futbollit, Moshe Zuares, i cili ka shprehur shqetësimin për situatën aktuale brenda institucioneve drejtuese të futbollit. Në letrën e tij, Zuares e përshkroi situatën si një “krizë të paprecedentë besimi” mes FIFA-s, UEFA-s dhe konfederatave të tjera, duke argumentuar se mosmarrëveshjet rreth drejtimit të futbollit botëror tashmë kanë marrë përmasa të thella. Ky zhvillim vjen në një periudhë të vështirë për Infantinon, i cili është përballur me kritika lidhur me një projekt të braktisur për përfshirjen e investitorëve privatë në të drejtat...
Burimi:
javanews.al