Maguire: Objektivi është titulli në Premier, dua të jem pjesë e një ekipi të suksesshëm dhe që fiton
Mbrojtësi Harry Maguire, në një intervistë para sezonit të ri, kërkon të bëjë liderin te Manchester United. Ai po hyn në sezonin e tij të tetë në “Old Trafford” dhe kërkon të lërë gjurmë. “Të luaja për këtë klub është një ëndërr e bërë realitet. Të jem këtu në sezonin tim të tetë është diçka për të cilën jam vërtet krenar. Në këtë fazë të karrierës sime, dua të jem pjesë e një ekipi të suksesshëm dhe që fiton”, tha Maguire. Më tej, mbrojtësi veteran anglez komentoi: “Ky duhet të jetë qëllimi për të gjithë djemtë këtë sezon: Duam të jemi konkurrues deri në fund të sezonit në çdo garë. Ne duam të përmirësohemi nga sezoni i kaluar”. “Të gjithë duan të fitojnë Premier League...
Burimi:
telesport.al