Ylli Zalla lihet në burg! 49-vjeçari përballet me gjykatën pas kapjes me kallashnikov, ja çfarë deklaroi për atentatin e Rinasit

Ylli Zalla lihet në burg! 49-vjeçari përballet me gjykatën pas kapjes me kallashnikov, ja çfarë deklaroi për atentatin e Rinasit

49-vjeçari Ylli Zalla, i cili u arrestua dy ditë më parë në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Ai ka mohuar përfshirjen në atentatin e Rinasit ku u vranë Gilmando Dani e Muçi Shaljani, ngjarje për të cilën ishte i dyshuar në fillim, duke thënë se “është përgojuar kot.” Ekspertiza e kryer më vonë nuk tregoi lidhje të Zallës me atentatin. Gjithashtu, Zalla ka pretenduar se armët e gjetura në banesën e tij s’i përkasin atij. Zalla u kap të hënën, i fshehur në një ndërtesë rreth 500 metra larg shtëpisë së tij, i armatosur me një kallashnikov dhe tre krehra me fishekë. Para arrestimit, të shtunën në banesën e tij shpërtheu një sasi tritoli, vetëm me dëme materiale, pasi...