Shteti bektashi zyrtarizohet në shtator? Media franceze: Po punohet për monedhën ‘Bek’, pasaportat…

Shteti bektashi zyrtarizohet në shtator? Media franceze: Po punohet për monedhën ‘Bek’, pasaportat…

Haxhi Dede Edmond Brahimaj – Baba Mondi TIRANË-Krijimi i shtetit bektashi në Tiranë pritet të zyrtarizohet në muajt e ardhshëm, shtator. Media franceze “Intelligence Online” raporton se drejtuesit e Urdhrit Bektashi kanë nisur përgatitjet për funksionimin e shtetit, i cili parashikohet të shtrihet në një territor prej rreth 11 hektarësh dhe është përshkruar si një “Vatikan mysliman”. Drejtuesit po punojnë për krijimin e një monedhe, të quajtur “Bek”, e cila pritet të indeksohet me çmimin e arit. Gjithashtu, parashikohet lëshimi i pasaportave dhe ngritja e një rrjeti përfaqësuesish jashtë Shqipërisë. Sipas Intelligence Online, përfaqësuesit diplomatikë do të veprojnë nën drejtimin e ambasadorit të përgjithshëm Kreshnik Grezda. Përfaqësuesi për Shtetet e Bashkuara është emëruar Christopher Hyland, ndërsa për Francën dhe Belgjikën është caktuar sipërmarrësi belg me...