Syri Tv zbardh detajet e misionit të Global Sumud Flotilla në Shqipëri
Nga Alba Kepi Tre anije dhe rreth 30 aktivistë drejt Shqipërisë më 20 gusht. Tony La Piccirella koordinatori kombëtar i Global Sumud Flotilla, për “Syri TV”: “Misioni ynë është në solidaritet me Flamingo Revolution”. Në qendër të debatit: Sazani, Zvërneci, Gaza dhe modeli i zhvillimit turistik nga dy brigjet e Adriatikut.Arkitektët e "Riviera Gaza" të njëjtit që kanë realizuar projektet miliardere në Zvërnec, Nartë e Sazan. Nga Brindisi drejt Sazanit. Global Sumud Flotilla do të marrë më 20 gusht rrugën detare drejt Shqipërisë, në një mision solidariteti me lëvizjen shqiptare “Flamingo Revolution”, duke e shtrirë kështu aktivitetin e saj përtej misioneve të lidhura me Gazën dhe në debatin për territorin, mjedisin dhe mega-projektet turistike në Mesdhe. Në një bisedë telefonike me gazetaren e “Syri TV”,...
Burimi:
syri.net