‘KM ka prioritet betonin’/  Këlliçi: Rama promovon sukseset fantazmagorike, ndërsa arsimi fundoset

‘KM ka prioritet betonin’/ Këlliçi: Rama promovon sukseset fantazmagorike, ndërsa arsimi fundoset

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar për të dhënat e Eurostat, sipas të cilave Shqipëria investon vetëm 2.9% të PBB-së në arsim, kundrejt 4.7% të mesatares së BE-së dhe më pak se vendet e rajonit. Këlliçi akuzon qeverinë se arsimi nuk është prioritet dhe se vëmendja kryesore i kushtohet investimeve në beton. Ai kritikon gjithashtu propagandën qeveritare, duke thënë se të dhënat negative për arsimin injorohen, ndërsa promovohen gjerësisht vlerësime pozitive. Sipas tij, PD e ka arsimin prioritet dhe synon ndryshimin e kësaj situate, për të përmirësuar cilësinë e shkollimit në Shqipëri. Postimi i plotë: Të dhënat që vijnë nga Eurostat, analizat dhe konkluzionet e tyre nuk kanë burim Taulant Ballën, ndaj dhe ato shkojnë kundër propagandës qeveritare në përgjithësi. Mirëpo, ky informacion është...