Vrasja e turistit, Berisha: Në Sarandë shteti dhe krimi janë një, plazhet janë pushtuar nga të fortët
Në një deklaratë për mediat, Berisha e lidhi ngjarjen me situatën e sigurisë dhe kriminalitetit në Sarandë, duke e cilësuar vrasjen e turistit të huaj si “pothuajse vrasje shtetërore”. Ai akuzoi qeverinë se ka lejuar, sipas tij, shkrirjen e kufijve mes shtetit dhe krimit në industrinë turistike të zonës. “Vrasja e 20-vjeçarit portugez, turist në Ksamil, është një akt sipas të dhënave, pothuaj vrasje shtetërore. E them këtë në kuptimin, jo se ai u ekzekutua nga njerëz me uniformë, por në kuptimin e vërtetë se industria turistike në Sarandë është në kthetrat e krimit. Në Sarandë, shteti dhe krimi janë një. Ligji nuk ekziston. Në Sarandë, dhe jo vetëm, flitet gjerësisht për një ekonomi të bazuar në trafiqe droge, njerëzore etj, e cila gëlon nga...
Burimi:
javanews.al