Hormuzi në qendër të stuhisë/ Trump mbyll derën e negociatave me Iranin
Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një sinjal të prerë ndaj Teheranit: për momentin nuk ka negociata me Iranin dhe nuk janë planifikuar bisedime të reja. Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, Trump konfirmoi se Uashingtoni nuk është duke zhvilluar kontakte negociuese me Republikën Islamike të Iranit, ndërsa paralajmëroi se bllokada detare mbetet në fuqi të plotë. Në fokusin e deklaratës ishte edhe Ngushtica e Hormuzit, një prej pikave më strategjike të transportit energjetik në botë. Sipas Trump, ngushtica është e hapur dhe funksionale, ndërsa të gjitha minat detare janë hequr ose kanë shpërthyer. Megjithatë, presidenti amerikan nuk dha detaje mbi kushtet që mund të çonin në rifillimin e negociatave me Teheranin dhe as mbi kohëzgjatjen e bllokadës. Mesazhi i Trump ishte i shkurtër dhe i...
Burimi:
ntv.al