Inflacioni në korrik arriti në 3,4%, INSTAT: Ndikuan çmimet e ushqimeve dhe turizmi
Inflacioni në vendin tonë, i matur sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, arriti në 3,4% në korrik të këtij viti, duke qëndruar 0,4% mbi mesataren prej 3% të Bashkimit Europian. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se rritja vjetore e çmimeve ndikohet kryesisht nga produktet ushqimore, por edhe shërbimet e lidhura me argëtimin, turizmin dhe akomodimin. Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” dha kontributin më të madh, me 1,09% në inflacionin vjetor, pasi çmimet u rritën me 3,2% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Referuar INSTAT, grupi i dytë “Argëtim, sport dhe kulturë”, ku çmimet u rritën me 8,5% në një vit, norma më e lartë ndër të gjitha kategoritë, pasi ky grup kontribuoi me 0,55% në inflacion. Nga ana tjetër,...
Burimi:
javanews.al