Shqipëria financon arsimin më pak se Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi/ Lili Sula: Rama premtoi Europën, por na la pas rajonit

Shqipëria financon arsimin më pak se Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi/ Lili Sula: Rama premtoi Europën, por na la pas rajonit

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, ka kritikuar nivelin e financimit të arsimit në Shqipëri, duke iu referuar të dhënave të Eurostat. Sula deklaroi se në vitin 2023 shpenzimet publike për arsimin ishin vetëm 2.9% e PBB-së, kundrejt 4.7% në vendet e BE-së dhe 3.9% në mesataren e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, Shqipëria do të duhej ta rriste me rreth 60% financimin për të arritur nivelin mesatar europian. Ajo solli në vëmendje edhe rezultatet e PISA 2022, sipas të cilave vetëm 26.3% e 15-vjeçarëve shqiptarë ishin mbi nivelin bazë në aftësitë e leximit. Sula akuzoi qeverinë se ka dështuar në përmbushjen e premtimit për financimin e arsimit me 5% të PBB-së dhe se politikat e ndjekura kanë nxitur emigracionin dhe dobësimin e...