Veliaj ankimon në KLP vendimin e ILD-së për arkivimin e ankesave ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj ankimon në KLP vendimin e ILD-së për arkivimin e ankesave ndaj prokurorit Ols Dado

Erion Veliaj ka ankimuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë vendimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankesave të bëra ndaj prokurorit të posaçëm Ols Dado. Grupi mbrojtës i kryebashkiakut kërkon nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurorit. Në korrik, Gjykata Administrative rrëzoi padinë e Veliajt ndaj prokurorit që ka hetuar çështjen e tij. Veliaj kishte kundërshtuar dekretin e vitit 2008 të ish-presidentit Bamir Topi për emërimin e Ols Dados në sistemin gjyqësor. Sipas pretendimeve të mbrojtjes, Dado nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe, për këtë arsye, nuk duhej të ishte emëruar në sistemin e prokurorisë. Tashmë, përmes ankimit në KLP, mbrojtja e Veliajt kërkon që vendimi për arkivimin e ankesave të rishikohet dhe ndaj prokurorit të posaçëm të nisë procedim...