“Shqipëria po kthehet në rrezik për turistët”/ Berisha lëshon akuza
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për vrasjen e turistit portugez në jug të vendit, duke e cilësuar ngjarjen si një goditje të rëndë për imazhin e Shqipërisë dhe turizmin. Në takimin e radhës me mediat, Berisha deklaroi se përgjegjësia për situatën e kriminalitetit bie edhe mbi drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe strukturat e sigurisë. Ai akuzoi qeverinë dhe persona që, sipas tij, janë të lidhur me të, për lejimin e një situate ku krimi ka depërtuar edhe në zonat turistike. “Turizmi, siç tregon ky rast dhe raste të tjera, është kryesisht në duart e krimit dhe antiligjit”, deklaroi Berisha. Duke iu referuar arrestimit të një punonjësi policie në lidhje me hetimin e ngjarjes, Berisha tha se përfshirja e një efektivi shtetëror...
Burimi:
ntv.al