Boçi kundër 46 bashkive: Largojnë qytetarin nga pushteti
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi, ka kundërshtuar propozimin e mazhorancës për organizimin e vendit me 46 bashki, duke argumentuar se bashkitë më të mëdha rrezikojnë të krijojnë një distancë më të madhe mes qytetarëve dhe pushtetit vendor. Sipas Boçit, Partia Demokratike mbështet një model me rreth 100 bashki, me synimin që vendimmarrja dhe shërbimet publike të jenë më pranë komuniteteve. Ai argumenton se një reformë e tillë duhet të marrë në konsideratë jo vetëm eficiencën administrative, por edhe ruajtjen e identitetit të komuniteteve dhe nevojat konkrete të qytetarëve. Boçi theksoi se suksesi i reformës nuk duhet të përcaktohet thjesht nga numri i bashkive, por nga mënyra se si organizohen shërbimet dhe sa pranë qytetarit arrin pushteti vendor.
Burimi:
ntv.al