“Nuk e pamë momentin e ngjarjes”, dëshmi të tjera për vrasjen e turistit në Ksamil

“Nuk e pamë momentin e ngjarjes”, dëshmi të tjera për vrasjen e turistit në Ksamil

20-vjeçari portugez, Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra me thikë nga punonjësi i kompleksit luksoz ‘Principotes’ erdhi për pushime në Ksamil me një agjenci turistike të huaj. Ai ishte pjesë e një grupi me të rinj nga Portugalia e Franca që kishin zgjedhur të pushonin në rivierën shqiptare, por u përfshi në një sherr me punonjës të ‘Principotes’, të cilët pasi e dhunuan me grushte e vranë duke e goditur me thikë dhe trupin e pajetë e lanë jashtë për gati 3 orë, deri në momentin kur u zbulua nga policia. Një ditë pas vrasjes, zbardhen dëshmitë e turistëve të tjerë që kanë qenë në lokal. Të rinjtë kanë deklaruar para grupit hetimor se nuk e parë momentin e vrasjes dhe e kanë...