Ekspertiza zbardh aksidentin me tre viktima në Durrës: 114 km/orë dhe alkool në timon

Ekspertiza zbardh aksidentin me tre viktima në Durrës: 114 km/orë dhe alkool në timon

Ekspertiza e kryer për aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli, si dhe një 15-vjeçar, ka zbardhur të dhëna të reja mbi mënyrën se si ndodhi përplasja. Sipas ekspertëve, automjeti po udhëtonte me rreth 114 km/orë në çastet para aksidentit. Gjatë marrjes së kthesës, drejtuesi dyshohet se nuk ka mundur të mbajë kontrollin e mjetit, duke sjellë daljen e tij nga trajektorja. Nga rindërtimi i ngjarjes rezulton se goma e përparme në anën e pasagjerit është përplasur fillimisht me bordurën. Goditja ka ndikuar në humbjen e mëtejshme të stabilitetit të automjetit, i cili më pas është përmbysur. Pas përmbysjes, makina ka vijuar të zvarritet për rreth 40 metra, përpara se të ndalonte. Ekspertiza ka nxjerrë në pah...