KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë
KFOR-i ka nisur procesin gradual të largimit nga prania e përhershme në Urën Kryesore të Mitrovicës, duke ia kaluar gradualisht përgjegjësinë për sigurinë Policisë së Kosovës. Misioni i NATO-s ka sqaruar se bëhet fjalë për riorganizim të pranisë dhe jo për tërheqje nga Mitrovica apo veriu i Kosovës. Procesi do të zhvillohet në mënyrë graduale dhe në koordinim me institucionet e Kosovës, Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe aktorët e tjerë të sigurisë. KFOR-i thekson se do të vijojë të ketë prani të dukshme në Mitrovicën e Jugut dhe të Veriut, si dhe në pjesën veriore të Kosovës, duke ruajtur kapacitetet për t’iu përgjigjur çdo situate. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar vendimin si një zhvillim pozitiv. Ai tha se...
Burimi:
javanews.al