“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

Në një postim emocional në rrjetet sociale ylli kolumbian i muzikës pop, Shakira, ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e saj me të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që goditi Kolumbinë perëndimore. Këngëtarja shprehu gjithashtu ngushëllime për familjet që përballen me momente ankthi pas tërmetit me magnitudë 7.4 që deri më tani u ka marrë jetën 111 personave dhe ka lënë të plagosur 87 të tjerë Ajo u bëri thirrje bashkombësve të saj të qëndrojnë të bashkuar, sikurse e kanë zakon në kohë të vështira. “Kolumbia ime e dashur, zemra ime është me të gjithë ata që e ndjenë këtë tërmet sot dhe me familjet që po kalojnë këtë kohë të vështirë. Në momente si këto, kolumbianët dinë të bashkohen dhe të mbështesin njëri-tjetrin. Gjithë forcën dhe dashurinë...