Zgjatet deri në shtator paraburgimi i të dyshuarve si agjentë rusë në Serbi

Zgjatet deri në shtator paraburgimi i të dyshuarve si agjentë rusë në Serbi

Gjykata e Lartë në Suboticë ka zgjatur deri më 9 shtator paraburgimin e dy personave të arrestuar në kufirin serbo-hungarez në qershor, të cilët mediat gjermane i kanë raportuar si agjentë rusë, ka mësuar Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL) nga ky institucion. Prokuroria e Lartë Publike në Suboticë, në provincën e Vojvodinës, në Serbi, më herët kishte nisur hetim ndaj B.D. dhe GJ.S. për posedim dhe mbajtje të paligjshme të armëve, municionit dhe eksplozivëve, si bashkëkryerës, ndërsa ndaj B.D. po zhvillohet hetim edhe për veprën penale të falsifikimit të dokumentit. Prokuroria i referohet nenit dhe paragrafit të Kodit Penal të Serbisë, që përcaktojnë se të dyshuarit mbanin armë pa autorizim, për të cilat kishin leje për t’i përdorur. Rasti u raportua...