“Plazhistët dalin nga deti me njolla në trup”/ Zhupa ngre shqetësimin: Ku janë institucionet, apo kanë ikur me pushime
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka denoncuar ndotjen e detit në Porto Palermo, ku pushuesit raportohet se kanë dalë nga uji me njolla vaji të djegur në trup. Zhupa ngre shqetësimin për mungesën e kontrolleve dhe reagimit institucional ndaj situatës, duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet përkatëse dhe veçanërisht nga Bashkia Vlorë. “Ku janë institucionet? Ku është Bashkia Vlorë? Ku janë kontrollet dhe reagimi ndaj ndotjes së detit?”, pyet Zhupa, ndërsa e cilëson veçanërisht shqetësuese ndotjen e një prej zonave më të frekuentuara turistike të bregdetit shqiptar në mes të sezonit. Postimi i plotë: Sot, 10 gusht! Gjendja në Porto Palermo, në mes të sezonit turistik, dhe plazhistët dalin nga deti me njolla vaji të djegur në trup! Një nga zonat...
Burimi:
sot.com.al