Hoxha kritikoi deklaratat e Vuçiçit për Ibrin, kryediplomati serb: Po ndërhyn në çështje që s’i takojnë

Hoxha kritikoi deklaratat e Vuçiçit për Ibrin, kryediplomati serb: Po ndërhyn në çështje që s’i takojnë

Rajoni E Hënë, 10 Gusht 2026 20:28 Reagimi i Shqipërisë ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër ka shkaktuar një tjetër përplasje diplomatike mes Tiranës dhe Beogradit. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Djuriç, ka reaguar përmes një postimi të gjatë në rrjetin social X, ku ka kritikuar qëndrimin e autoriteteve shqiptare dhe deklaratat e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Djuriç pretendon se Shqipëria nuk ka të drejtë të ndërhyjë në mënyrën se si Serbia administron burimet e saj ujore. Sipas tij, Tirana po e përdor këtë çështje për të zhvendosur vëmendjen nga ato që Beogradi i konsideron shkelje të të drejtave të serbëve në Kosovë. Kryediplomati serb ka përfshirë në reagimin...