Deklaratat e Vuçiçit, reagon Kurti: Serbia po zgjeron kapacitetet ushtarake me synime ndaj Kosovës!
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po përballet me kritika në rritje për retorikën e tij ndaj Kosovës, në një kohë kur Beogradi po vazhdon të forcojë dhe modernizojë kapacitetet e tij ushtarake. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ngritur shqetësimin se zgjerimi i kapaciteteve ushtarake të Serbisë nuk duhet parë thjesht si një proces modernizimi, por si pjesë e një strategjie më të gjerë politike dhe diplomatike të Beogradit. Në Konferencën e nëntë të Ambasadorëve të Kosovës, Kurti deklaroi se forcimi i ushtrisë serbe lidhet me synimet e Serbisë ndaj rajonit, veçanërisht ndaj Kosovës. “Zgjerimi i kapaciteteve ushtarake të Serbisë nuk është thjesht një përpjekje për të modernizuar ushtrinë e saj, po një strategji më e gjerë politike dhe diplomatike që lidhet drejtpërdrejt...
Burimi:
sot.com.al