Vuçiç shton kërcënimet ndaj Kosovës, shqyrton sërish ndryshimin e rrjedhës së Ibrit dhe përdor ujin si armë presioni…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka rikthyer retorikën kërcënuese ndaj Kosovës, kësaj here përmes një deklarate që prek një prej burimeve më të ndjeshme strategjike, lumin Ibër dhe sistemin e Ujmanit. Vuçiç ka deklaruar se Serbia ka angazhuar ekspertë, inxhinierë dhe persona nga sektori i ndërtimit për të shqyrtuar mundësinë e “ndryshimit të rrjedhës së ujit të Ibrit”, duke e lidhur këtë me situatën e serbëve në Kosovë. “Ne tashmë i kemi ftuar ekspertët që merren me të, sektorin e ndërtimit, inxhinierët dhe të tjerët. Kur ata tashmë po i ngacmojnë kaq shumë njerëzit tanë, le të shohim, kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së ujit të Ibrit dhe pastaj do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët”, ka deklaruar presidenti serb....
Burimi:
sot.com.al