EMRAT/ Ndërtimi pa leje i ‘ha kokën’ kupolës së bluve, kryepolici Hita pezullon të gjithë zinxhirin komandues të Komisariatit të Himarës në kohën kur u ngrit objekti
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita pezullon nga detyra gjithë zinxhirin komandues të Komisariatit të Policisë Himarë. Të pezulluarit janë: Nënkomisar Ferit Merkaj, Komisar Emiljano Prenga, Nënkomisar Klodjan Petani, Inspektor Redin Çaushaj. Ata akuzohen si përgjegjës që kanë qenë në detyrë gjatë periudhës kur është ndërtuar një objekt 5-katësh pa leje në Qeparo, Himarë, që u evidentua sot. “Veprimet janë kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duke bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të katër punonjësve të Policisë”, njoftoi institucioni sot (10 gusht). Konkretisht u pezulluan: Nënkomisar F. M., ish-Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, aktualisht Shef i Seksionit për Trafiqet e...
Burimi:
javanews.al