“Centralizimi i grabitjes”/ Autonomia e spitaleve, reagon Vasili: Ky është modeli i hajdutëve, paratë përdoren…
Një projektligj i ri qeverisë synon krijimin e një shoqërie shtetërore që do të marrë në administrim gjithë zinxhirin e furnizimit me barna dhe pajisje mjekësore. I ftuar ne nje interviste televizive, duke folur mbi këtë çështje, ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili tha se po synohet të tenderizohet grabitja e parave të shtetit. Sipas Vasilit ky është model centralizimi, duke mos ua lënë përgjegjësinë e prokurimeve spitaleve, por duke i përqendruar ato në një dorë. “Objektet s’janë vetëm barnat, pajisjet, por janë edhe materialet mjekësore dhe shërbime. Është një paketë shumë e madhe. Jo për të bërë politikë për politikë, ky është thjesht centralizimi i grabitjes, asgjë më shumë. Për çfarë arsye? Pak kohë më parë ju keni dëgjuar që Edi Rama bërtiste për autonominë...
Burimi:
sot.com.al