“E ndoqa deri te pallati”/ Vrasja e Joan Zykos, zbardhet dëshmia e e Kristjan Sterjos: Mora armën në shtëpi dhe…
Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet për vrasjen e Joan Zykos në Korçë, ngjarje për të cilën është arrestuar në flagrancë Kristjan Sterjo, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në dëshminë e dhënë përpara hetuesve, Sterjo ka rrëfyer versionin e tij për mënyrën se si është zhvilluar ngjarja. Sipas deklarimit të tij, konflikti me Joan Zykon kishte nisur rreth dy javë më parë, pas një debati verbal mes tyre. Sterjo ka deklaruar se ditën e ngjarjes ka qenë pranë lokaleve përballë kinemasë, kur ka parë automjetin Mercedes-Benz C-Class që, sipas tij, përdorej ose ishte në pronësi të Joan Zykos. Sipas dëshmisë, pasi automjeti ka ndaluar, Sterjo është afruar...
Burimi:
sot.com.al