72 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Ka nisur dita e 72-të e protetsës së qytetarëve. Edhe këtë të hënë, protestuesit përsëritën faktin se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Thirrja kryesore e protestuesve mbetet “Jep dorëheqjen!”, ndërsa në qendër të tubimit u vendosën kërkesat për ndryshime të thella dhe për largimin e klasës së vjetër politike. Më pas, protestuesit do të vijojnë me marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit, sipas itinerarit të ndjekur edhe në organizimet e mëparshme.
Burimi:
vizionplus.tv