Vuçiç kërcënoi me rrjedhën e Ibrit/ Prishtina: Lojë e rrezikshme

Vuçiç kërcënoi me rrjedhën e Ibrit/ Prishtina: Lojë e rrezikshme

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Gjatë Konferencës së Ambasadorëve të Kosovës, Haxhiu e cilësoi idenë si “absurde” dhe “kërcënuese”, duke kërkuar që deklaratat e presidentit serb të marrin vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë. Sipas Haxhiut, sistemi Ibër-Lepenc dhe liqeni i Ujmanit kanë rëndësi strategjike për Kosovën, pasi lidhen me furnizimin me ujë, energjinë, bujqësinë dhe nevojat e një numri të madh qytetarësh. Ajo argumentoi se përdorimi i burimeve ujore si mjet presioni ndaj Kosovës është i papranueshëm dhe kërkoi reagim ndërkombëtar ndaj çdo nisme që mund të ndikojë në funksionimin e këtij sistemi. Reagimi i saj erdhi një ditë pasi Vuçiç deklaroi se Serbia...